Vendndodhja: Kati 21 Orari: 08.00 – 23.00 Hapur: E Hënë – E Shtunë
E vendosur në zemër të qendrës së biznesit, në zemër të kryeqytetit, ABA 21 është më shumë se një shije, është një përvojë.
Ka hapur dyert për klientët e saj në verën e vitit 2009 dhe ndër vite ka fituar një klientelë të larmishme dhe besnike që dëshiron të shijojë vazhdimisht një përvojë unike dhe të këndshme. ABA 21 është titulluar si një restorant ekskluziv, me një dizajn të rafinuar dhe elegant, është një prekje e përkryer.
E vendosur në katin më të lartë të ndërtesës ABA Business Center, Restoranti ABA 21 ofron një kuzhinë italiane, të lehtë, krijuese dhe të dizajnuar rreth një game produktesh të shkëlqyera. Menuja, e njohur në mbarë botën, bazohet në përbërës të cilësisë së lartë, të përzgjedhur duke respektuar traditën e fortë kulinare italiane dhe mesdhetare.
Konceptuar si pika më e lartë e bukurisë dhe finesës, ABA 21 kurorëzon ndërtesën e ndriçuar në qendër të kryeqytetit me një ambient harmonik dhe tërheqës. Bari ka një dizajn elegant dhe të thjeshtë, duke lënë muret prej xhami të transmetojnë panoramat e stinëve dhe netëve me yje. Tarraca e restorantit ofronë mëngjeset më të bukura dhe mbrëmjet më romantike në qytet.
Kantina përbëhet nga më shumë se 620 etiketa verërash italiane dhe ndërkombëtare dhe më shumë se 50 lloje pijeve alkoolike.