Vendndodhja: Kati 7 Orari: 08.30 – 17.00 Hapur: E Hënë – E Premte
Disa nga takimet më të rëndësishme në vend mbahen në sallat e mbledhjeve të ABA Business Center. Nëse jeni duke kërkuar për një vend për të organizuar konferenca, seminare, seanca trajnimi, prezantime produktesh, takime, mbledhje, negociata, qoftë ato të jenë biznesi, diplomatike apo politike, ne kemi ambientin e përsosur për ju.
Në katin e pestë të ABA Business Center, ndodhet një Sallë Konferencash dhe një Sallë Mbledhjesh, të mobiluara me shije dhe elegancë, të pajisura me teknologji audio-vizuale dhe internet të shpejtë. Stafi ynë teknik është në dispozicion për t’ju mbështetur në çdo moment, sipas kërkesave tuaja.
Salla e Mbledhjeve është e organizuar rreth një tavoline të madhe ovale, me një kapacitet që varion nga 23 deri në 30 persona. Salla ka një sipërfaqe prej 125 m2.